Për të gjithë Besimtarët mysliman sot përjetojnë ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.

Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton që ky muaj të jetë muaj i mëshirës së ndërsjelltë mes njeri-tjetrit, muaji i faljes dhe mirekuptimit, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses të sfidave që n’a presin.

Me këtë urim modest i urojmë besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve të besimit Islam ardhjen e muajit të Ramazanit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqe në shtëpitë tuaja.