Këshilli i qarkut Shkodër ju prezanton me Investimin e radhës, këtë herë në Bashkinë Fushë-Arrëz.
🏘Me objekt: “Rikonstruksion, Asfaltim i Rrugëve të Brendshme” në Qytetin Fushë- Arrëz, i cili është financuar nga buxheti i Këshillit të Qarkut Shkodër në vlerën prej 4,000,000 (katër milion) lekë.

🛣Rruga ka qenë në gjendje shumë të amortizuar me dëmtim të thellë të shtresave asfaltike, si dhe problematika të depozitimit të ujërave të bardha, duke e vështirësuar jetën e komunitetit gjatë reshjeve të shiut dhe borës, që janë të vazhdueshme në Fushë Arrëz.

📑Kontrata e Këshillit të Qarkut Shkodër me kontraktorin ”Company Riviera 2008” sh.p.k është lidhur me datë 20 Gusht 2021. Ndërkohë Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër z. Hilmi Lakti ka mbikëqyrur në mënyrë të drejtpërdrejtë punimet dhe ka angazhuar të gjithë stafin për të koordinuar dhe monitoruar kontratën.

🏦 Këshilli i qarkut Shkodër ka realizuar një investim shumë të rëndësishëm për qytetarët e Fushë Arrëzit. Sistemi, asfaltimi dhe ndriçimi i rrugës lidhëse nga Pallati Demokracia në qendër të qytetit, është një investim i domosdoshëm, në mënyrë të veçantë në aksin kryesor (L=138 m) duke vijuar tek degëzimi (L=30 m).

#keshilliqarkutshkoder