Konferencë në kuadër të Prpjektit NEXT.

Konferencë në kuadër të Prpjektit NEXT.
Ditën e Premte, me datë 11 Tetor pranë Grand Hotel Europa, u organizua nga Këshilli i Qarkut Shkodër Konferenca ndërkombëtare PLATFORMA E ADRIATIKUT PËR KËRKIM DHE INOVACION, ne kuaderteProjekti NEXT. Kërkimi, inovacioni dhe transferim i teknologjisë. Këto janë fjalët kyçe të projektit NEXT u prezantua për publikun e gjerë të Premten më 11 Tetor në Shkodër.

Autoritetet lokale, grupeve e interest ekonomik dhe social të përfshirë dhe të interesuar në këtë project ishin pjesë e Audiencës. Konferenca u organizua nga Këshillii Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Rajonin Marche, si Aplikant Drejtues i Projektit. Kjo Konferencë ishte një rast unik per të theksuar rëndësinë e një projekti të tillë që merret me inovacionin dhe kërkimin dhe në bashkëpunimin Brenda Makro-RajoniAdriatik-Jon. Në Konference kishte hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe për krahasimin e potenciale vetë secilit nga 11 partnerët e projektit NEXT, që synojnë që bashkarisht të rrisin konkurrencën në territorin e tyre. NEXT, është një projekt i bashkë-financuar nga programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik 2007-2013, dhe përfshin një partneritet të përbërë nga 11 partnerë dhe 2 Bashkëpunëtorëtë 6 shteteve (Italia, Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi). Projekti do të zgjasë për 2 vjet. Projekti NEXT parashikon ngritjen  e një platforme që mund të ndahet midis aktorëve të rajonit të Adriatikut, me qëllim të integrimit të pikave të forta të pranishme në nivel rajonal dhe nxitjen e bashkëpunimit, me një fokus zhvillimin ekonomik. Platforma do të sigurojë si shërbime online/internet dhe offline, duke synuar aktorësi; autoritetet locale dhe institucionet, universitetet, qendrat kërkimore, qendrat e transferimit të teknologjisë dhe SME-tëe së fundi, por jo nga rëndësia investitorët. Projekti ka filluar në Shtator të vitit 2012 dhe do të përfundojë në Prill të vitit 2015.