Mbledhja e Këshillit të Qarkut. Në selinë e këshillit të Qarkut Shkodër me datë 16 Shtator 2016, ora 12.00 u mbajt mbledhja e radhës e këtij Këshilli.

Mbledhja e Këshillit të Qarkut. Në selinë e këshillit të Qarkut Shkodër me datë 16 Shtator 2016, ora 12.00 u mbajt mbledhja e radhës e këtij Këshilli. Mbledhja u zhvillua pas takimit të kryesisë ku në bashkëpunim me administratën u përcaktua dhe rendi i ditës. Në fillim u bë zëvendësimi i përfaqësuesit të Bashkisë Pukë në Këshillin e Qarkut duke kaluar me pas në miratimin e një bashkëpunimi me Arqipeshkëvinë Metropolitane Shkodër-Pult, si dhe kontributi financiar për dhurimin e një Instrumenti muzikor tradicional të qarkut tonë, Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel. Po ashtu u miratua dhe një vendim për investimin e një rikonstruksioni Asfaltim Rruga e Velidaneve, Bashkia Shkodër, fshati Berdicë e Mesme. Një tjetër pikë ishte dhe miratimi i marrëveshjes për zbatimin e Projektit Blu Net si dhe disa propozime për pensione të veçanta e tituj nderi. Të gjitha vendimet morën miratimin e anëtarëve.