Takim në qendrën sociale rezidenciale në Bushat.

Sot kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër znj. Marina Duhani, ishte në një takim në qendrën rezidenciale për personat me aftësi ndryshe, Shtëpia rregulltarë e bashkësisë,” Misionarët e Dashurisë Kontenplative” Vllaznit e Nanë Terezës, me seli në Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës. Kjo qendër e hapur qe nga viti 2006 vazhdon si një ogur I mirë i shërbimeve sociale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Me një personel të kualifikuar prej 18 operatorësh sociale së bashku me misionaret e Nënë Terezës u shërbejnë rreth 32 personave me aftësi ndryshe të moshave nga 25 deri ne 60 vjeç, të ardhur nga qarqe te ndryshme të vendit pasi kane dale nga rezidencat apo janë braktisur.

 

Kjo qendër sikurse dhe shpjegoj drejtuesi i saj zoti Kolë Shabe, ka krijuar një traditë dhe një eksperiencë në ofrimin e shërbimeve ndaj këtyre personave të cilët kanë nevojë për një trajtim 24 orësh ne përputhje me dinamiken e shëndetësore.
Po ashtu këtu angazhohen për ndihmesë vullnetare edhe shumë grupe të ndryshme të cilat janë pjesë e religjioneve të ndryshme të komunitetit. Nga ana e saj Kryetarja Duhani pasi u njoh me aktivitetin e kësaj qendre u impenjua për të bashkëpunuar nga afër në lidhje me nevojat që ato do kenë duke premtuar se Këshilli i Qarkut do jetë shumë i ndjeshëm dhe bashkëpunues rreth gjetjes së mundësive për trajtim sa më dinjitoz të kësaj shtrese.