Aktivitet për 75 vjetorin e Çlirimit të vendit
Në vijim të aktiviteteve për 75 vjetorin e Çlirimit të vendit tonë, nën kujdesin e kryetarit të këshillit të Qarkut Shkodër zotit Hilmi Lakti dhe në bashkëpunim me shoqatën e veteranëve të luftës antifashiste të qarkut Shkodër si dhe shoqatën “Drivast”- Postribë – Shkodër, tek varrezat e dëshmorëve të atdheut Shkodër, u organizua mbjellja e 75 fidanëve, pemë-dekorative që krahas gjelbërimit që ato përcjellin, simbolizojnë paqen e arritur në vendin tonë dhe kudo ne botë me fitoren mbi nazi-fashizmin.

Kjo simbolike e veçantë shërben për ti paraqitur brezit të ri kujtesën historike për luftën dhe sakrificat e mëdha të popullit tonë dhe ushtrisë nacional çlirimtare për çlirimin e vendit në luftën e dytë botërore ndaj pushtuesve italiane dhe atyre gjermane. krahas tyre u mbollën edhe 51 pemë të tjera në respekt dhe kujtim të viktimave të tërmetit që goditi vendin tonë me 26 Nëntor 2019.