Hyrje Keshilli i Qarkut Zgjedhja, Kompetenca

Zgjedhja, Kompetenca

Zgjedhja dhe Kompetencat e Keshillit te Qarkut Shkoder 
Zgjedhja:Këshilli i Qarkut Shkodër përbëhet 65 anëtarë. Kryetarët e Komunave dhe Bashkive, që përfshihen në Qarkun e Shkodrës, janë drejtpërdrejti anëtarë të tij. Pas konstituimit të Këshillave të Bashkiake dhe të Komunave, nga rradhët e tyre, nëpërmjet votimit me liste shume emërore kandidatësh, bëhet zgjedhja e anëtarëve të tjerë të Këshillit të Qarkut; shpallen fitues kandidati ose kandidatët që kanë marrë me shumë vota. Numri tyre, për cdo njësi të qeverisjes vendore përcaktohet nga numri i banorëve, sipas një formule ligjore. Këshilli i Qarkut ushtron kompetencat nga çasti i konstituimit të tij deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Në rast se Këshilli i Qarkut nuk konstituohet deri 90 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore, prefekti ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat e këtij këshilli deri në çastin e konstituimit. Mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Qarkut bëhen jo më pak se një herë në tre muaj. Këshilli i Qarkut mblidhet jashtë radhe me kërkesë: a) të kryetarit të tij; b) të kryesisë së këshillit; c) të një të tretës së anëtarëve të këshillit; ç) të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij. Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari.KompetencatKëshilli i Qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:a) miraton statutin e qarkut, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;b) vendos për nivelin e ndihmesave financiare të detyrueshme të çdo komune dhe bashkie përbërëse në buxhetin e qarkut;c) zgjedh dhe shkarkon nga anëtarët e këshillit kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë;ç) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut;d) miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi;dh) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues;e) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij;ë) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;f) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm;g) vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre;gj) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;h) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë; i) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të tij;j) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;k) vendos  për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut;l) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik në nivel qarku;ll) vendos për simbolet e qarkut;m) jep tituj nderi dhe stimuj;n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara në bazë dhe në zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark;nj) miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së qarkut.
 

Asnjë postim për tu shfaqur