Ka përfunduar shtrimi i rrugës Bardhaj-Bleran-Rrenc duke përmbyllur kështu fazën e tretë të këtij investimi. Ky projekt është mundësuar përmes financimit nga buxheti i Këshillit të Qarkut Shkodër i miratuar me vendimin nr.34 datë: 30.12.2019 në mbledhjen e këtij këshilli. Objekti i këtij projekti ishte “Sistemimi-Asfaltimi i Rrugës, Kryqëzimi Shkolla 9-vjeçare Bardhaj – Qafë Rrenc, Faza e Tretë”, pjesë e bashkisë dhe territorit të qarkut Shkodër.

Në total nga 2.8 kilometër që është ai aks rrugor në total janë shtruar 650 metër që janë faza e tretë e këtij investimi të Këshillit të Qarkut Shkodër. Vlera në total e këtij investimi është 124 milion lekë të vjetër. Në këtë segment rrugor ka edhe disa vepra arti dhe tombino si dhe mbikalimi i urës mbi kanalin ujitës të Shtodrit të cilat janë rikonstruktuar plotësisht.

Tashmë mbeten edhe rreth 2.2 kilometër të pa rikonstruktuara që mund të bëhen në të ardhmen me projekte të tjera. Ky investim është pritur mirë nga banorët e asaj zone të cilët e kanë patur tejet të domosdoshme shtrimin e atij segmenti prej afro 650 metrash me asfalt.

Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të atyre fshatrave por deri më tani nuk është realizuar deri në momentin që Këshilli i Qarku Shkodër miratoi këtë projekt me vlerë 124 milionë lekë të vjetër. Tashmë banorët presin nga institucionet që në një të ardhme sa më të shpejtë të bëhet e mundur rikonstruksioni edhe i pjesës së mbetur prej 2.2 kilometrash si një nevojë imediata për të gjitha ata që jetojnë aty.

Ai aks është i frekuentuar ndaj edhe kërkohet vijimi i këtij investimi. Tashmë për fëmijët që shkojnë në shkollë, të moshuarit por edhe mjetet motoriki kalimi bëhet shumë më i thjeshtë përmes pjesës së rikonstruktuar. Më përpara ka qenë shumë më e vështirë si shkak i rrugës së amortizuar ndërsa pas mbarimit të këtij projekti nga Këshilli i Qarkut Shkodër kalimi në atë segment rrugor është përmirësuar ndjeshëm.

 

VIDEO