Vizitë e qeverisë së nxënësve dhe drejtuesve të Medrese “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, në Këshillin e Qarkut. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Znj. Greta Bardeli (Gjoni), priti një zyrën e saj një përfaqësi mësuesish dhe nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.

Vizitë e qeverisë së nxënësve dhe drejtuesve të Medrese “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, në Këshillin e Qarkut. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Znj. Greta Bardeli (Gjoni), priti një zyrën e saj një përfaqësi mësuesish dhe nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.  Ky takim zhvillohet në kuadër të aktiviteteve që Medreseja ka ndërmarrë prej disa muajsh për të përkujtuar 25-vjetorin e hapjes së këtij institucioni arsimor në qytetin tonë. Kjo vizitë zhvillohet edhe në kuadrin e programit të zhvillimit të karrierës, një detyrë taksative e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër duke i uruar mirëseardhjen e përfaqësisë së qeverisë së nxënësve të Medrese dhe Drejtorit Z. Kujtim Dervishi u ndal tek bashkëpunimi pozitiv dhe i frytshëm që institucioni ynë dhe Medreseja kane pasur ne vazhdimësi duke shkëmbyer përvoja, duke vendosur bazat e projekteve te përbashkëta në fushën e arsimit dhe atë sociale-kulturore. Gjatë bashkëbisedimit Znj. Bardeli beri një përshkrim të hollësishëm të kompetencave të Këshillit te Qarkut Shkodër, punës dhe arritjeve të këtij institucion gjatë viteve, si dhe iu adresua nxënësve duke i thëne që brezi i ri i mirë shkolluar në këto dekada nga shkollat me emër si Medreseja dhe të tjera të jenë aktive në pjesëmarrjen publike, akademike dhe fusha te rëndësishme te jetës ne mënyre që e ardhmja e Shkodrës dhe e Shqipërisë të jetë më e prosperuar dhe të arrijë standardet e progresit paralelisht me vendet e zhvilluara te BE dhe me gjerë. Gjithashtu Znj. Bardeli vlerësoi nivelin e lartë të mësimdhënies, infrastrukturën arsimore që Medreseja posedon duke u bërë një pikë referimi pozitive dhe shembull në qytetin e Shkodrës si institucion me nivel shumë të kënaqshëm mësimor sipas standarteve të kërkuara. Nga ana e tij Drejtori i Medresesë Z. Kujtim Dervishi vlerësoi pritjen nga ana e Kryetares Znj. Bardeli Gjoni, të përfaqësisë së qeverise së nxënësve së bashku me stafin mësimor duke përmendur gatishmërinë e Qarkut për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në aktivitete të përbashkëta. Z. Devishi gjithashtu tregoi gatishmërinë e Medresesë të hartoje projekte të përbashkëta në fushat e arsimit dhe të kulturës, dhe vlerësoi ftesat e herë pas hershme të Qarkut, për ti dhëne hapësire Medrese në promovimin e kontributit të saj në arsimin e qytetit te Shkodrës. Më pas takimi vazhdoi në një bashkëbisedim miqësor dhe të ngrohtë me pyetje dhe përgjigje në lidhje me institucionin e Këshillit të Qarkut Shkodër, si dhe në aspektin social dhe kulturor në qytetin e Shkodrës.