Presidenti i Republikës SH.T Bujar Nishani Nderi i Qarkut Shkodër
Sot në ambjentët e Hotël Coloseo Shkodër u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit të nderit “Nderi i Qarkut” Shkodër, Shkelqësisë së Tij Zotit Bujar Nishani. Krahas përfaqësueve të pushtetit lokal, të pranishëm në këtë ceremoni ishin komunitëtët fetare, pedagoge dhe njerëz të artit e sportit në këtë qark. Pas ekzekutimit të hymnit të Flamurit kënduar nga tenori student Riad Bashi, fjalën e mori Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli Gjoni, e cila mes të tjerave tha: “Historia e Shkodrës, historia e njerezve të lartë të ketij Qarku na ka mësuar që asnjeherë të mos harrojmë sakrificat dhe përkushtimin, forcën dhe kurajon për t’u ndriçuar dhe prospëruar në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Historia e Shkodrës, e qytetarisë dhe vlerave ka bërë që dje, sot dhe nëser të jemi kryelartë për çka përfaqësojmë në historinë jo vetëm shqiptare por edhe mes vlerave të mira të Europës. Në malet, qendrat e banuara të ketij Qarku eshtë shkruajtur me forcën e zemrës dhe të jetës dëshira për dije, kulturë por edhe forca njerëzore për t’ju qendruar persekutimit dramatik të regjimit diktatorial që përballë mençurise luftonte me dhunën e injorances dhe ekstremizmit. Simboli i qëndresës, i dëshirës për ditë me të mira, simboli i arsyes dhe jo i dhunës mbijetoi si vlera me e mire ndër shekuj për Qarkun tonë, duke i dhënë kombit një pjesë të çmuar të dëshirës për të qëndruar kryelartë, i pamposhtur, i pathyeshëm.” Me pas ajo vazhdoi “I nderuar President, të nderuar pjesëmarrës, sot eshtë një ditë e veçantë për Shkodrën sepse do të vlerësoj rolin tuaj të rëndesishëm për Ne, qeë me punën dhe përkushtimin tuaj nuk reshtët për të dhenë mbeshtëtje për Qarkun e Shkodres. Ju evidentuat dhe na treguat se nuk duhet të harrojme kurrë përsekutimin njërezor, sakrificat e burrave dhe grave me përballjen me diktaturën. Na treguat se keto sakrifica nuk duhen të harrohen kurre për të besuar pa dallime politike e besimesh, por me shpresën për më mirë për të gjithë. Ndaj jam e nderuar që në emër të Këshillit të Qarkut dhe të gjithe qytëtareve tanë t’Ju jap titullin e lartë ”Nderi i Qarkut” si nje vleresim qytetar për Ju!” Me pas Kryetarja Bardeli Gjoni i komunikoj audiences vendimin e keshillit te Qarkut Shkoder nr. 268 dare 6 qershor 2016 i cili i akordonte titullin Nderi i Qarkut Shkqelqësisë së Tij Presidentit të Republikës zotit Bujar Nishani me kete motivacion: “Për vlerat e larta qytetare që mbart, për kontributin e jashtëzakonshëm në unitetin, progresin dhe paqen sociale të Qarkut Shkodër si dhe në evidentimin, vlerësimin e mbrojtjen e përpjekjeve të bijve e bijave të Shkodrës në aspiratat e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor.” Kreu i Shtetit, pasi u shpreh se ky vlerësim dhe nderim i veçantë i bëhej në radhë të parë Institucionit të Presidentit të Republikës e më pas atij vetë, vuri në dukje se: “Ndihem shumë i privilegjuar, jo vetëm për faktin që marr një vlerësim të tillë, një nderim të tillë, por mbi të gjitha se po e marr pikërisht nga qytetaria e Qarkut të Shkodrës, nga vlerësimi i njerëzve përfaqësues të popullit të kësaj treve të jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar e kulturor, të përmasave më evidente, të përpjekjeve të jashtëzakonshme që kanë bërë në të gjithë historinë tonë ku figurat dhe personalitetet, familjet e kësaj treve e të këtij Qarku kanë qenë gjithmonë të pranishme. Vendosja në peshoren e vlerësimit është padyshim një inkurajim akoma më i madh për mua personalisht, një inkurajim edhe më i madh ndaj parimeve që u kam besuar gjatë këtyre pesëdhjetë vjetëve të jetës sime dhe një inkurajim më i madh, se ai besim që kam pasur te parimet, por edhe tek forca që njeriut në radhë të parë i vjen nga Zoti, por edhe nga shoqëria, nga njerëzit, që do të vijojë të jetë gjithmonë një frymëzuese dhe motivuese dhe një bazë shumë e mirë për jetën time personale të përditshme edhe institucionale, por edhe si një qytetar i këtij vendi, si një shqiptar, si njëri prej jush për të merituar këtë respekt, që sot e meriton përtej të qenit President i Republikës.”