Aktivitetit i organizuar nga Shoqata e te përndjekurve politike ne Shkodër.

Aktivitetit i organizuar nga Shoqata e te përndjekurve politike ne Shkodër. Viti 1990, vrasjet makabre ne kufi kane qene ne qendër te aktivitetit te organizuar nga Shoqata e te përndjekurve politike ne Shkodër. Bashk-kohës te atyre ditëve te errëta te regjimit komunist, dëshmitaret dhe te ftuarit e ndryshëm kane sjelle ne sallën e kinema Mileniumit, serish ne memorie tmerrin e atyre ditëve. Te pranishëm ne ketë aktivitet, drejtues te kësaj shoqate si ne qendër ashtu dhe ne Shkodër, janë shprehur se kjo ngjarje dhe ky përkujtim sjell nevojën e rishikimit te historisë. Kryetarja e Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli Gjoni, gjate fjalës se saj evidentoi nevojën e angazhimit te brezit te ri, ne mënyre qe kjo ngjarje te mos harrohet, por te shërbeje si motiv i vërtete, për zhvillimin e demokratizimin e te ardhmes se vendit tone. Një kujtese historike, e krimeve te komunizmit, merr vlere reale ne Shkodër, në një qytet që vuajti më shumë së kush do tjetër, klikën e egër te regjimit komunist, ku edhe pse ne grahmat e tij te fundit, sistemi ne fjale nuk kurseu, si asnjëherë, vrasjet ndaj të rinjve shkodranë, deshiren e tyre për liri dhe një jete me te denje e te civilizuar, për drejtësi shoqërore e zhvillim kombëtar.