Mblidhet në Bruksel Task Force për EUSAIR.
Me 15 dhe 16 Qershor 2016 u mblodh në Bruksel në kuadër të organizimeve të CPMR, organizëm ndërkombëtar (konferenca periferike për mbrojtjen e zonave bregdetare) si dhe grupi i punës (task forcë) për strategjinë EUSAIR, i cili drejtohet nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër zonja Greta Bardeli Gjoni e zgjedhur si presidente e këtij forumi, që nga nëntori i vitit të kaluar në takimin e Firences. Në veçanti, CPMR edhe pse e përbëre nga 150 qarqe, është duke punuar për të siguruar një politikë të fortë rajonale të BE-së që synon ofrimin e politikave te vendeve te ndryshme të rajonit me strategjinë EUSAIR, të projektuar për të kontribuar në rritjen ekonomike në këtë zonë kaq të rëndësishme të Europës. Parlamenti Evropian ka miratuar Strategjinë për Adriatiko-Joniane EUSAIR. Të gjitha vendet e përfshira në këtë strategji po synojnë të gjejnë sinergjinë e duhur për ta bërë konkrete nëpërmjet projekteve potenciale që përfshihen edhe 4 Shtyllat e EUSAIR. Prioritetet e saj kryesore janë transporti, mjedisi, turizmi dhe politika detare. Të gjitha këto tema ishin pjesë e diskutimeve në panelin e këtij grupi pune, ku ishin prezent nga Epiri nga Greqia, Rajoni i Emilia Romagna, Rajoni Molise, Rajoni Marche, Sllovenia etj. Pas shumë diskutimeve për të forcuar këtë bashkëpunim dhe për të qartësuar idetë dhe piketat për projekte të përbashkëta për të përfituar qytetaret e këtyre rajoneve, si dhe për te rritur sa më shumë rolin e qeverisjes vendore në hapësirën Adriatiko-Joniane, zonja Bardeli Gjoni, i ftoj të gjithë të pranishmit që mbledhja e radhës e këtij grupi pune të mbahet në fund të muajit Shtator të këtij viti në Shkodër. Po në vijim të këtyre aktiviteteve kryetarja Bardeli Gjoni, u takua dhe zhvilloj një bisedë me kryetarin Rajonit të Abrucos zotin Luciano D’Alfonso me të cilin u ndanë mendimet për bashkëpunim bilateral në fushën e turizmit, bujqësisë, aspektit urban, lidhjet nëpërmjet universiteteve etj. Presidenti D’Alfonso vlerësoj rolin e kryetares Bardeli dhe u impenjua në promovimin e vlerave më të mira të qarkut të Shkodrës me rajonet italiane dhe me gjerë.