Komuniteti Katolik i Dioqezës së Sapës, katoliket shqiptar dhe mbarë kombi ynë ishin në dhimbje për ndarjen nga jeta të misionarit te palodhur të kishës katolike, intelektualit të shquar dhe atdhetarit të flaktë, Imzot Luciano Agostini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës.
Komuniteti Katolik i Dioqezës së Sapës, katoliket shqiptar dhe mbarë kombi ynë ishin në dhimbje për ndarjen nga jeta të misionarit te palodhur të kishës katolike, intelektualit të shquar dhe atdhetarit të flaktë, Imzot Luciano Agostini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës. Në ceremoninë e lamtumirës, në katedralen e Vaut të Dejës u mbajt mesha solemne, në prani të presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, autoriteteve shtetërore shqiptare, Nuncit Apostolik Ramiro Moliner Inglés, udhëheqjes së Kishës Katolike shqiptare e të dërguarve të lartë të Papa Franceskut, familjareve dhe qindra qytetareve. Mori pjesë dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër zonja Greta Bardeli, Gjoni. Në këtë meshë u lexua mesazhi i ngushëllimit i Papa Françeskut dhe u fol për virtytet e larta njerëzore dhe meritat e mëdha të Imzot Luçianos në ringjalljen e Kishës në Shqipëri. Edhe Këshilli i Qarkut Shkodër nëpërmjet Kryetares Greta Bardeli Gjoni, shpreh njëherazi nderim të veçantë për veprën e pavdekshme të mikut të dashur për të gjithë ata që e kanë njohur Imzot Luçiano Agostinin, dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtoreve e komunitetit të Dioqezës së Sapës.