“AGROTRADE BUSHAT” EKSPOZOHEN PRODHIME TË ZONËS.

“AGROTRADE BUSHAT” EKSPOZOHEN PRODHIME TË ZONËS. 6 maji, dita e luleve siç njihet nga një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, u festua në një formë të veçantë në Bushat të Bashkisë Vau Dejës , e cila feston edhe festën e zonës. Panairi “Agro Trade” është bërë tashmë një traditë e përvitshme e prezantimit të prodhimeve të zonës. Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, si i zoti i shtëpisë në këtë aktivitet masiv, ka uruar të gjithë banoret për këtë feste që këtë vit merr përmasa më të mëdha. Po ashtu ai shtoi, se po i kushtohet vëmendje sektorit të bujqësisë në përgjithësi. E pranishme në këtë takim, Kryetarja e Këshillit të Qarkut zonja Greta Bardeli u shpreh se kjo zonë, falë punës së pa lodhur, ka arritur që të njihet në mbarë arenën kombëtare e me gjere me produktet e tyre. Agrotrade Bushat, tashme po krijon një markë për produktet bujqësore. Në shijimin e vlerësimin e prodhimeve të zonës së Bushatit morën pjesë edhe përfaqësues biznesi nga Mali i Zi e Kosova, duke i dhënë një game më të gjerë këtij panairi.