2 Prill 2016 Ne diten e 2 Prillit krahas aktiviteteve te organizuara ne qytetin e Shkodres ne kujtim te kesaj dite qe njihet dhe si dita e Demokracise, ne seline e Keshillit te Qarkut Shkoder u cel nje ekspozite fotografike mbi zhvillimet ne qarkun e Shkodres dhe me disa nga publikimet e strategjive te ketij institucioni.
Nje ekspozite ne keshillin e qarkut Shkoder 2 Prill 2016 Ne diten e 2 Prillit krahas aktiviteteve te organizuara ne qytetin e Shkodres ne kujtim te kesaj dite qe njihet dhe si dita e Demokracise, ne seline e Keshillit te Qarkut Shkoder u cel nje ekspozite fotografike mbi zhvillimet ne qarkun e Shkodres dhe me disa nga publikimet e strategjive te ketij institucioni. Kjo ekspozite u vizitua edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha. Në hollin e Këshillit të Qarkut Shkodër nder te tjera nje vend i vecante ishin dhe stendat me foto reale te papublikuara me pare të ngjarjes së 2 prillit të fotografuara nga fotografi shkodran mjeshtri Angjelin Nënshati. Kjo ishte nje vlere e shtuar, ne kujtim te kesaj dite, foto që dolën në dritë falë dashamirësisë së djemve të fotografit Nenshati dhe iniciativës të kryetares së qarkut Greta Bardeli e cila shpjegoi përmes ketyre fotove kronologjinë e kesaj dite proteste te madhe, në ate shesh përpara ish- komitetit të partisë së punës, mbetën të vrarë djemte, herojte Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka e shume te tjere te plagosur, si dhe guximin e ketij fotografi për të marrë aparatin fotografik ne dore dhe per te fiksuar momente te asaj proteste të rrezikshme, por qe sjellin sot kete kujtese te rendesishme historike per Shkodren dhe mbare Shqipërinë. Sa me siper kryetari Basha e vleresoi vepren e tyre te asaj dite si dhe mbare popullit te Shkodres, por edhe sot nderimin qe i behet ketij momenti te paharrueshem nepermjet ketyre fotove te kesaj ekspozite. Me pas u fol dhe rreth mundesive dhe rolin qe duhet te kete Keshilli i Qarkut Shkoder ne zhvillimet e ardhshme ne zonën e veriut.