Ka qenë ky titulli i një konferencë të mbajtur nga shoqata “Në Familje, për Familjen”, e cila operon në Shkodër që nga viti 2001. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë përfaqësues të komuniteteve fetare dhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët kanë vendosur theksin në rëndësinë që ka familja në shoqëri.
Ka qenë ky titulli i një konferencë të mbajtur nga shoqata “Në Familje, për Familjen”, e cila operon në Shkodër që nga viti 2001. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë përfaqësues të komuniteteve fetare dhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët kanë vendosur theksin në rëndësinë që ka familja në shoqëri. Ndaj në këtë mënyrë synohet në ruajtjen e fuqizimin e promovimin e lirive fetare nëpërmjet identifikimit të besimit fetar në familje dhe bashkëjetesën fetare, si dhe bashkëpunimin për një shoqëri që përcjell vlerat e tolerancës e paqes. Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër zj. Greta Bardeli, e cila në fjalën e saj theksoi se, roli i kulteve fetare ka vazhduar e vazhdon akoma të jetë në ndihmë të shtresave në nevojë, me çeljen e shumë shtëpive-familje për njerëzit me aftësi ndryshe, në çeljen e kurseve profesionale për të mundësuar një profesion dhe punësim, në hapjen e kurseve të gjuhëve të huaja, apo shkollave të të gjitha niveleve deri në Universitete. Në të gjitha këto iniciativa të ndjeshme sociale ka pasur bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe qeverinë lokale, pasi çdo zonë ka specifikat e veta dhe në këtë këndvështrim bashkëpunimi ka qenë korrekt. Vlerat fetare në realitetin tonë të përditshëm sjellin vetëm, tolerancë e mirëkuptim për një bashkëjetesë që është vlerësuar dhe në ambientet ndërkombëtare, ku vetë drejtuesit më të lartë botëror të këtyre kulteve fetare janë shprehur me vlerësimet më pozitive.
Feja është e Individit dhe e familjes, shoqëria shqiptare e të gjithëve Ne së bashku, për integritet e prosperitet kombëtar, përfundoi fjalën e saj Kryetarja Bardeli.