Mblidhet në Bruksel Eurorajoni Adriatiko – Jonian Me 2 Dhjetor 2015, në Bruksel me ftese të euro-parlamentarit Kroat Ivan Jakovcic, ish President i Euro-rajonit dhe reporter për politikat EUSAIR të Bashkimit Europian, u mblodh një tavolinë e rrumbullaket me temë:
Mblidhet në Bruksel Eurorajoni Adriatiko – Jonian Me 2 Dhjetor 2015, në Bruksel me ftese të euro-parlamentarit Kroat Ivan Jakovcic, ish President i Euro-rajonit dhe reporter për politikat EUSAIR të Bashkimit Europian, u mblodh një tavolinë e rrumbullaket me temë: Të ndërtojmë Europen e re, me makro-rajone, Eksperienca EUSAIR. Në ketë tavolinë përveç anëtareve të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, partnereve të Projektit AdriGov që mbështet këtë organizëm ishin si relatorë ku diskutuan mbi programet që Bashkimi Europian ka venë në dispozicion nëpërmjet programeve te ndryshme pasi ka gjetur tërësisht të drejte bashkëpunimin në këtë zonë nëpërmjet hartimit të strategjisë EUSAIR e cila i përfshin me së mirë të gjitha vendet për një bashkëpunim te zhvillimit të përbashkët sipas politikave të kohezionit social, zhvillimit ambiental, turizmit e kulturës së trashëguar, transportit etj, përcjell një qëndrueshmëri si dhe garanci për një zhvillim të përbashkët. Më pas u kalua në zgjedhjet e reja të këtij forumi ndërkombëtar ku si President i Eurorajonit Adriatiko Jonian, u zgjodh Kryetari i Qarkut të Dubrovnikut Nikola Dubroslaviç. Këshillit të Qarkut Shkodër u zgjodh në komitetin drejtues qe përbehet nga 7 anëtare si dhe zëvendës presidencën e komisionit të kulturës dhe turizmit. Ne këtë takim mori pjesë dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut zonja Greta Bardeli, e cila shprehu bindjen se jemi gatshëm të japim kontributin dhe bashkëpunimin tonë duke qenë një partner korrekt në procesin e zbatimit të politikave EUSAIR që Bashki Europian dhe Euro-rajoni kërkon të zbatojë në këtë zonë.