Ishte kënaqësi pjesmarrja në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Conftour 2026”, organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, ku pata mundësinë të ndaj disa reflektime mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të turizmit në kohën e dixhitalizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Diskutime të tilla akademike dhe institucionale janë të rëndësishme për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të krijuar vizione konkrete për të ardhmen e rajonit dhe turizmit shqiptar.
Mirënjohës për ftesën dhe për mundësinë e këtij komunikimi me akademikë, profesionistë dhe pjesëmarrës nga vendet e rajonit.















