Naten e kaluar kishim nje mbrëmje të veçantë sportive në Shkodër!
Në gjysmëfinalen e play-off-it mes Vllaznisë dhe Tiranës, patëm kënaqësinë të festojmë jo vetëm një ndeshje të rëndësishme, por edhe historinë, pasionin dhe vlerat që përfaqëson Vllaznia ndër vite.

Me mirënjohje të veçantë, si Keshill i Qarkut Shkodër vlerësuam ekipin e basketbollit “Vllaznia” për kontributin dhe arritjet ndër vite, si dhe figura të shquara që kanë dhënë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sporti, donatoret nder vite Sokol Dibra dhe Petrit Maho, profesorat e nderuar Bledar Gjeçaj dhe Roland Koka si dhe lojtarin e talentuar Fatjon Taraboshi.

Respekt për të gjithë ata që, me përkushtim dhe dashuri për fanellën, vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj.