Kryetari i Këshillit të Qarkut pret Ambasadoren e Mbreterisë së Hollandës. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Z. Maxhid Cungu, priti në një takim kortezie Ambasadoren e Mbretërise së Hollandës Znj. Dewi van de Weerd.

Kryetari i Këshillit të Qarkut pret Ambasadoren e Mbreterisë së Hollandës. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Z. Maxhid Cungu, priti në një takim kortezie Ambasadoren e Mbretërise së Hollandës Znj. Dewi van de Weerd. Gjatë këtij takimi Ambasadoria shprehu kënaqësinë dhe surprizimin nga mundësitë e shumta për turizëm të zhvilluar, të diversifikuar e të qëndrueshëm që ofron Qarku i Shkodrës si dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve Hollandezë në ketë Qark. Zhvillimi i turizmit në zonat rurale, të pasura me resurse natyrore, do të jetë një mundësi shumë e mirë për përmirësimin e situatës sociale – ekonomike në këto zona. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër informoi Ambasadoren mbi strategjinë e miratuar që ky Qark ka në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të lidhur me të. Gjithashtu u bë një paraqitje e shkurtër e resurseve të ndryshme natyrore, të trashëgimisë kulturore e historike që Qarku i Shkodërs disponon, si dhe projektet që janë zhvilluar në mbajtjen dhe përmirësimin e këtyre resurseve. Gjatë këtij takimi, u diskutua gjithashtu mbi mundësitë e bashkëpunimit që Qarku Shkodër mund të ketë me institucione Hollandeze për sa i përket menaxhimit të pasurive ujore, në mënyrë që të merret eksperianca e tyre në parandalimin dhe mirë menaxhimin e resurseve ujore. Ambasadorja u shpreh e gatshme në ofrimin e ndihmës dhe gjetjes së partnerëve të duhur Hollandez, të cilët mund të ndihmojnë në mirë menaxhimin e ujrave duke vënë në dispozicion eksperiencën Hollandeze në përballimin dhe parandalimin e problematikave të ujrave.