Integrimi dhe Zbatimi i politikave EUSAIR për Qarqet Shqiptare, Një hap drejt Evropës. Projekti AdriGov, i cili po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në kuadër të realizimit të objektivave të tij për informimin dhe aksionet e përbashkëta në shërbim të Strategjisë EUSAIR dhe rritjes së bashkëpunimeve institucionale në shërbim të integrimit Europian, organizoi me datë 13 Maj në Shkodër aktivitetin:
Integrimi dhe Zbatimi i politikave EUSAIR për Qarqet Shqiptare, Një hap drejt Evropës. Projekti AdriGov, i cili po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në kuadër të realizimit të objektivave të tij për informimin dhe aksionet e përbashkëta në shërbim të Strategjisë EUSAIR dhe rritjes së bashkëpunimeve institucionale në shërbim të integrimit Europian, organizoi me datë 13 Maj në Shkodër aktivitetin: Integrimi dhe Zbatimi i politikave EUSAIR për Qarqet Shqiptare, Një hap drejt Evropës. Qëllimi i aktivitetit ishte identifikimi i masave të përbashkëta midis qarqeve Shqiptare për integrimin dhe implementimin e Strategjisë EUSAIR në planet dhe strategjitë rajonale të zhvillimit. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Rajonit Molise dhe President i EAI z. Paolo di Laura Fratura, ish president i EAI Michele Iorio, Francesco Cocco Sekretar i përgjithshëm i EAI, Ish Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Europës Giovanni di Stasi si dhe përfaqësuesi nga organizata CPMR z. Enrico Mayrhofer, si dhe kryetarët e këshillave të Qarqeve Durrës, z. Alfred Mullaraj, Tiranë, Z. Tahsim Mema, Fier z. Vangjel Ndreko, Lezhë zj. Linda Maci. Takimin e celi koordinatori i projektit z. Andrea Jakova i cili lancoi rendesine e aktiviteteve te zhvilluara ne kuader te ketij projekti si dhe sfidat e tij. Përshëndetën takimin kryetari i këshillit të qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu dhe kryetari i Bashkisë z. Lorenc Luka. Të gjithë të pranishmit dhanë kontributin e tyre në orientimin e pozicionit që duhet të ketë qarku në zbatimin e strategjisë EUSAIR. Gjithashtu në këtë takim rreth strategjisë së Bashkimit Europian për Rajonin Adriatiko, Kryetarët e Qarqeve Shqiptare të cilët nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të implementimit të Strategjisë EUSAIR. Aktiviteti në fjalë ka vazhduar pastaj në Tiranë për datat 14 maj 2015 me mbledhjen e ITC dhe PMU, për sa i përket detajeve teknike të vazhdimësisë së projektit si dhe me datë 15 maj 2015 me takimin në nivel kombetar për angazhimin e strukturave shtetërore dhe lokale në politikat në fjalë.