Trajnim mbi të drejtat e njeriut në kuadër të AdriGov
Në datat 16-17 Shtator u zhvillua aktiviteti i trajnimeve mbi “Të drejtat e njeriut”.
Trajnim mbi të drejtat e njeriut në kuadër të AdriGov
Në datat 16-17 Shtator u zhvillua aktiviteti i trajnimeve mbi “Të drejtat e njeriut”. Aktiviteti u organizua nga projekti AdriGov i cili po implementohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër. Trajnimi u zhvillua me bashkëpunime partnerëve të Rajonit Veneto, Itali, dhe universitetin “Ca Foscari”, Venecia. Pjesëmarrësit u përzgjodhën nga administrata publike dhe përfaqësues të NGO të ndryshme të cilat kanë të bëjnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në fjalën e hapjes kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër theksoi faktin e rëndësisë që kane trajnimet dhe përmirësimet e administratës dhe aktorëve të tjerë institucional rreth aspekteve të ndryshme të funksionimit të BE. Zhvillimi i këtyre trajnimeve është një tjetër faze e projektit AdriGov, gjatë të cilës pjesëmarrësit do te marrin njohuri rreth tematikave të ndryshme mbi të drejtat e njeriut ne Bashkimit Evropian. Me pas nga paneli i cili përbehej nga nëpunës të administratës rajonale dhe lokale si dhe OJQ që veprojnë në këtë fushe u ndoqën temat e paraqitura nga Prof. Lauso Zagato dhe Prof. Sara de Vido të cilat konsistonin në funksionimin e institucioneve ndërkombëtare botërore dhe Europiane, si dhe mjetet ligjore që duhen të përdoren për mbrojtjen e të drejtave te njeriut.
Po ashtu u trajtuan tema të ndryshme mbi legjislacionin ndërkombëtar për të drejtën e punës në emigracioni dhe të drejtën humanitare me përqendrim në rastet e zonës së Adriatik Jonit ku është përqendruar dhe vete projekti që mbështet këto aktivitete. Në përfundim te këtij trajnimi u lëshuan dhe certifikatat për pjesëmarrësit që u trajnuan.