Cungu pret Drejtorin e përgjithshëm për Evropën, të ILO-s. Cungu pret Drejtorin e përgjithshëm për Evropën, të ILO-s.ot me date 11 shtator 2014, kryetari i këshillit te qarkut zoti Maxhid Cungu priti ne zyrën e tij drejtorin për Evropën qendrore dhe lindore te Organizatës botërore për punën ILO zotin Antonio Graziozi.

Cungu pret Drejtorin e përgjithshëm për Evropën, të ILO-s
Sot me date 11 shtator 2014, kryetari i këshillit te qarkut zoti Maxhid Cungu priti ne zyrën e tij drejtorin për Evropën qendrore dhe lindore te Organizatës botërore për punën ILO zotin Antonio Graziozi. Biseda në mes tyre u zhvillua në dy projektet e punësimit të zhvilluara në kuadrin e programit të adresimit të punësimit te të rinjve në nivel vendor të cilët kanë qenë të suksesshëm pasi krahas punësimit te të rinjve dhe grave kane realizuar dhe krijimin e bordit rajonal të punësimit dhe paktit të punësimit. Këshilli i qarkut Shkodër ka kryesuar këto organizma te krijuar rishtazi duke I koordinuar dhe analizuar me eksperte vendas dhe te huaj gjetjen e mënyrave dhe fushave te ndërhyrjes për punësim. Ne fazën e dytë ky projekt është fokusuar ne disa fusha si ajo e peshkimit, përpunimit të leshit, bimëve mjekësore, turizmit dhe artizanatit ku palët shprehen falënderimet e ndërsjella për këto bashkëpunime. Ato ranë dakord që në të ardhmen të gjenden mundësi të reja për te realizuar projekte të ngjashme pasi kjo fushë për Këshillin e qarkut e Shkodër përbën një prioritet dhe duke qenë se tashme strukturat janë konsoliduar, ato do jenë më shumë efiçente për emplementimin e këtyre projekteve. Me pas dy bashkëfolësit morën pjese dhe ne ceremoninë e zhvilluar në përmbydhje të këtij projekti për te dorëzuar 50 diploma të kualifikuarve në fushën e artizanatit në kuadrin e këtij projekti te cilët kishin organizuar dhe një panair me prodhimet e tyre.