Sot, me respekt e mirënjohje, u mblodhëm për të kujtuar dhe nderuar figurën e shquar të arsimit dhe publicistikës, z. Luigi Shyti, një emër që la gjurmë të thella në jetën arsimore, kulturore e shoqërore të Shkodrës dhe më gjerë.
Me propozim të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, si Këshill i Qarkut Shkodër e nderuam pas vdekjes me Çertifikatë Mirënjohjeje, në shenjë respekti për kontributin e tij të vyer si mësues, drejtues shkolle, publicist dhe intelektual me vizion.
Z. Shyti ishte një njeri i dijes, i kulturës dhe i përkushtimit qytetar, që me fjalën e tij të mençur dhe penën e tij fisnike frymëzoi breza të tërë.
Nderim për jetën dhe veprën e Luigi Shytit, një mësues i përkushtuar, një intelektual i ndritur, atdhetar i vërtetë dhe nje familjar model.















