Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Qarkut Shkodër, miratuam me unanimitet të gjitha pikat e rendit të ditës, një dëshmi e bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për një qark më të fortë dhe më efikas.
• Miratuam tavanet përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, një hap i rëndësishëm drejt planifikimit strategjik.
• Bëmë ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2025 dhe PBA 2025–2027.
• Miratuam marrëveshjen për krijimin e Akademisë së Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (TALGA), një iniciativë për rritjen e kapaciteteve lokale.
• Diskutuam dhe miratuam raportin e monitorimit financiar për periudhën Janar–Gusht 2025.
Gjatë kësaj mbledhjeje u betua edhe anëtarja e re e këshillit te qarkut, përfaqësuese e Bashkisë Vau Dejës, ndërsa per trupen e mirënjohur muzikore“The Door Albania” kaluam projektvendimin per akordimin e titullit “Nderi i Qarkut Shkodër” për kontributin e tyre të çmuar në promovimin e kulturës se qarkut Shkoder.

Këshilli i Qarkut Shkodër mbetet i angazhuar për të vijuar me përkushtim rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, forcimit të qeverisjes vendore dhe rritjes së transparencës ndaj qytetarëve.