Guida Turistike e Qarkut Shkodër, një ftesë për të zbuluar bukuritë, historinë dhe shpirtin unik të rajonit tonë. Ky botim i ri i sjellë nën kujdesin e Këshillit të Qarkut Shkodër, është një kontribut që vendosëm ta japim në shërbim të turizmit dhe zhvillimeve që po dikton koha, ku Shqipëria e veçanërisht Shkodra po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.

Nga majat e Alpeve madhështore deri tek ujërat e qetë të liqeneve e lumenjve, nga kështjellat plot histori tek mikpritja e pazëvendësueshme, Shkodra është një mozaik që pret të zbulohet me sy e zemër.

Kjo guidë është jo vetëm për turistët, por edhe për ne, për të njohur më mirë vendin ku jetojmë, për ta çmuar dhe ruajtur me krenari.

Si institucion i Këshillit të Qarku dhe unë personalisht, do të jem gjithmonë bashkëpunues dhe mbështetës i nismave që kanë në qëndër të tyre turizmin, për ta bërë Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Puken e Fushë Arrëzin, një destinacion të parë në rajon!