Fest Folk 2025, Edicioni i dytë hapi siparin me sukses në bashkëpunim me Bashkinë e Malësisë së Madhe!
Mbrëmje magjike me muzikë, valle dhe traditë shqiptare u sollën në skenë me shumë emocion nga artistët më të mirë të qarkut Shkodër.
Vlera që na janë përcjell ndër breza e që kemi detyrimin të mos i humbin, por ti trashëgojmë me fanatizëm. Këshilli i Qarkut Shkodër si organizator i këtij eventi, ka patur këtë synim dhe do ta vazhdojmë në çdo bashki të qarkut tonë!































