Një jetë në skenë, mbi 1000 role, ikona e humorit shqiptar Zyliha Miloti na dhuroi emocione të veçanta mbremjen e kaluar, përmes dokumentarit kushtuar karrierës së gjatë artistike.

Artistja që e bëri teatrin shtëpi të emocioneve tona, faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje. Jetë të gjatë dhe te paçim per gjate ne mesin tone.

Fat për ne që patëm privilegjin të të shihnim në skenë e të përjetonim emocionet që di ti dhurosh aq bukur përmes roleve tuaja.