“Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, është albumi fotografik që promovuam mes personaliteteve të artit e kulturës shkodrane e shqiptare, si një dëshmi e gjallë e pasurisë sonë shpirtërore dhe kulturore.
Ky botim i Këshillit të Qarkut Shkodër, i kushtohet pjesëmarrjes së Ansamblit Folklorik të Qarkut tonë në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër.
Vlera të trasheguara e të përcjella ndër breza që prezantojnë aq bukur Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën e Fushë Arrëzin.

Mirënjohje për të gjithë pjesmarrësit, emblemat e artit shqiptar, mjeshtrat e mëdhenj Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Mukades Çanga, Myfarete Laze, Nikollë Nikprelaj, prof.Zef Çoba, Zija Vukaj, regjizori Fran Vukaj, të gjithë artistët që u bashkuan në këtë festë.
Për prefekten e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, kryebashkiakët Tonin Marinaj e Kristjan Shkreli, rektorin e universitetit prof.dr Tonin Gjuraj, deputetin Bujar Rexha perfaqesues te pushtetit qendror dhe vendor.

Një falënderim i veçantë për grupin e punës që bëri të mundur realizimin e këtij albumi: Ridvan Karakaçi, Maxhid Cungu, Bardhyl Hysa dhe Andrea Jakova.
Puna dhe përkushtimi i tyre mbeten pjesë e këtij kontributi të rëndësishëm për kulturën tonë. Le të vazhdojmë të jemi kujdestarë të folklorit, duke e ruajtur dhe shpërndarë me dashuri këtë trashëgimi të paçmuar për brezat që vijnë.
Ashtu si me Fest Folk 2024, si dhe me këtë album, Këshilli i Qarkut Shkodër do ta vazhdojë mbështetjen dhe kontributin e tij për artin e kulturën, si një pasaportë e fortë e identitetit tonë!

https://www.facebook.com/share/p/1FGQduez79/?mibextid=wwXIfr