Sot pata kënaqësinë të mirëprisja përfaqësuesit e qendrave “Madonnina del Grappa” dhe “Buzëqeshja e Motër Lezës”, dy institucione që çdo ditë japin shembullin më të mirë të humanizmit dhe përkushtimit në shërbim të njerëzve në nevojë në Shkodër.

Ky nuk ishte thjesht një takim institucional, por mbi të gjitha një moment thellësisht njerëzor. Në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër, shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e palodhur që bëhet nga drejtuesit dhe stafet e këtyre qëndrave.

Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen dhe si Këshill Qarku do të jemi gjithmonë mbështetës ndaj tyre, duke bashkëpunuar edhe me institucionet e tjera vendore e qëndrore.