Sot, në këtë ditë të veçantë të 7 Marsit, pata nderin të pres në zyrën time disa nga emrat e spikatur të arsimit dhe artit në Shkodër. Zef Çoba, Lindita Bushati, Bardhyl Hysa, Violeta Puka (Paçrami), Prek Mrishaj dhe Arben Jubani, mësues dhe artistë të cilët kanë kontribuar me pasion dhe përkushtim për edukimin e brezave.
Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen time të thellë për gjithë punën dhe pasionin që ata kanë dhënë gjatë gjithë jetës së tyre profesionale. Ata janë shembuj të jashtëzakonshëm të atyre që e bëjnë mësimin dhe artin më shumë se një profesion, por një mision.
Shkodra, si djepi i kulturës dhe arsimit shqiptar, ka një histori të lavdishme në fushën e edukimit, duke qenë ndër qytetet e para që hapi shkolla shqipe dhe nxori figura të shquara të kombit. Mësuesit e Shkodrës kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e dijes.
Prandaj një mirënjohje të vecantë kam edhe për të gjithë mësuesit e mi, që ndikuan aq shumë në formimin tim dhe ma bënë më të lehtë rrugën e dijes. Faleminderit për gjithçka që keni kontribuar dhe vazhdoni të jepni për brezat e rinj! Gëzuar 7 Marsin! Uroj që pasioni dhe përkushtimi juaj të mos shterojnë kurrë!









