Strategjia EUSAIR, e cila është ne fazat përfundimtare te konsultimeve dhe miratimit nga ana e Komisionit Europian,

Strategjia EUSAIR, e cila është ne fazat përfundimtare te konsultimeve dhe miratimit nga ana e Komisionit Europian, është e një rëndësie te veçantë pasi përcaktimi i politikave zhvillimore gjithëpërfshirëse dhe homogjene për te gjithë Euro rajonin Adiatiko-Jonian është parësor ne mënyre qe rajoni te ketë një zhvillim te qëndrueshëm. Ne kuadër te projektit AdriGov dhe Eurorajonit Adriatiko Jonian, Rajoni i Emilia Romagna organizoi takimin e radhës te Komisioneve tematike specifike për procesin e konsultimeve te EUSAIR, Strategjia e përbashkët e Bashkimit Eurpian për Eurorajonin Adriatiko-Jonian. Takimi u zhvillua ne Bologna Itali presidente e Komisionit perAmbjentin dhe Mireqenien Sociale me tematike inovacionin ne politikat publike. Me date 27 Maj u zhvillua takimi i Komisionin Tematik mbi Ambientin dhe Mirëqenien, ku Kryetari i Qarkut SHkoder, Z. Maxhid Cungu ishte i ftuar te bënte një prezantim te vizionit dhe situatës se politikave te Punësimit dhe Mirëqenies Sociale ne Qarkun e Shkodres. Gjate pasdites se takimit u paraqiten dy dokumente te përgatitura nga Rajoni i Emiglia Romagna për politikat e Ambientit dhe politikat e Mirëqenies Sociale ne Eurorajonin Adriatiko Jonian për periudhën 2014-2020.
Dita e dyte e takimit ishte e organizuar ne forme seminari ku profesorë dhe figura te spikatura te politikave te ambientit, mirëqenies sociale dhe punësimit mbajtën fjalimet dhe paraqiten idetë dhe projektet e tyre mbi inovacionin qe duhet bere ne funksionimin e institucioneve arsimore dhe shkollave profesionale si dhe politikave te Mirëqenies sociale dhe punësimit ne mënyre qe te ketë zbutje te vazhdueshme te nivelit te papunësisë dhe varfërisë.
Gjate pasdites se Datës 28 Maj u paraqit dhe u diskutua situata e administratës publike, dhe nevoja e përmirësimit te eficiences dhe koordinimit ne nivelet e ndryshme te Administratës, ne shërbim te mirëfunksionimit te Strategjisë Makro rajonale Adriatiko Joniane EUSAIR.
Takimi u mbyll me vizita ne muzeun e trashëgimisë Industriale te EmiliaRomagnes ku u bene prezantime mbi rëndësinë e zhvillimit te kapitalit njerëzor dhe teknologjisë si faktorë kryesore te rritjes se Konkurrueshmerise ne rajonin Adriatiko Jonian.