Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për vitin 2025 për vijimin e mbështetjes financiare të shërbimeve të specializuara të përkujdesit shoqëror në Shkodër, për 3 qendra rezidenciale.

Kjo mbështetje është një një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe integrimit të këtyre individëve në shoqëri. Institucioni i Këshillit të Qarkut Shkodër do të vazhdojë të mbështesë çdo nisëm që ka në fokus shtresat në nevojë, duke siguruar mundësi të barabarta për kujdes dhe shërbime të specializuara.