Luftë pa Kompromis ndaj Fenomenit të Kanabisit në qarkun Shkodër.
Në Prefekturën e Shkodrës u mbajt mbledhja e Task Forcës për luftën kundër kultivimit të kanabisit, e udhëhequr nga prefektja Majlinda Angoni dhe drejtori i Policisë Shkodër Fatmir Lleshaj, ku u diskutuan masat konkrete për përballimin e këtij fenomeni që vijon të mbetet shqetësues.
Shkodra vazhdon të jetë qarku me nivelin më të lartë të kultivimit të kanabisit, dhe ne jemi të vendosur të luftojmë këtë fenomen pa asnjë kompromis. Me angazhimin e të gjitha institucioneve në nivel vendor e qëndror, do të sigurojmë që Shkodra të jetë një model për qytetet e tjera, duke i dhënë fund këtij fenomeni që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë.
Përmes kontrolleve, operacioneve të koordinuara dhe masave të tjera të sigurisë, do të vazhdojmë luftën deri në fitoren për një Shkodër dhe një Shqipëri pa kanabis. Angazhimi i secilës strukturë, çdo institucioni dhe çdo qytetari është thelbësor për të arritur këtë qëllim.









