Në kuadër të Projektit RURACT “Rivlerësimin e zonave rurale në Evropë përmes aktiviteteve të agrokulturës sociale” përkatësisht Programit “Europe for Citizens”
Në kuadër të Projektit RURACT “Rivlerësimin e zonave rurale në Evropë përmes aktiviteteve të agrokulturës sociale” përkatësisht Programit “Europe for Citizens” financuar nga Bashkimi Europian, me datat 28 – 30 maj u zhvillua aktiviteti i dytë i projektit RURACT në Zaragoza Spanjë, Ky aktivitet u koordinua nga Këshilli Rajonal Molise, partneri lidër i projektit. Projekti RURACT synon promovimin e një rrjeti europian të përbashkët bashkëpunimi me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e zonave rurale. Solidariteti, qëndrueshmëria, përfshirja sociale dhe diversifikimi i të ardhurave të biznesit janë udhëzime me të cilat bujqësia social është duke filluar një model të ri zhvillimi rural.
Pas lancimit të projektit, zhvilluar në Campobasso me datat 10 – 11 Mars, aktiviteti në Zaragoza u përqendrua në temën “Bujqësi sociale si një mjet në mbështetje të politikave të BE-së.” Punimet e nisura me 28 maj pranë Rezidencës Pignatelli në Zaragoza vazhduan me një vizitë studimore në Qendrën për punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe të Grupit FRUTAS Lázaro CALATAYUD, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtatë vende të ndryshme evropiane, përfshirë këtu Spanja, Italia, Kroacia, Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria, Greqia dhe Serbia.
Gjatë tri ditëve të Aragonit, Presidenti i Këshillit Rajonal të Molise, Vincenzo Niro, shpjegoi gjithçka që është bërë deri tani në rajonin Molise në mbështetje të bujqësisë sociale.