Në atmosferën e bukur festive të 28-29 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë🇦🇱, pata kënaqësinë të takohesha me disa kryetar të bashkive Arbëreshe në Itali së bashku me delegacionin e tyre. Janë një ndër komunitetet më të rëndësishme në shtetin italian, e për ne janë një pjesë e pandarë e kombit, që rrethanat i detyruan të largohen nga toka mëmë.

E fokusuam bisedën mbi krijimin e urave të bashkëpunimit në fushën e artit dhe kulturës, ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, trashëgiminë tonë të pasur kulturore etj. Mundësitë janë të shumta dhe sot më shumë se kurrë kemi detyrimin ta forcojmë këtë lidhje, e t’i japim komunitetit arbëresh mbështetjen që meriton.
Këshilli i Qarkut Shkodër do të ketë së shpejti një sërë bashkëpunimesh konkrete në këtë drejtim me disa bashki Arbëreshe, pasi rrënjët na thërrasin të jemi një🇦🇱