Kënaqësi ta nisësh ditën me dy intelektual, zotërinj të nderuar të Shkodrës, profesor Ridvan Karakaçin dhe studiusin Maxhid Cungu. Si Këshill Qarku nisim një projekt të rëndësishëm që ka në fokus dokumentimin dhe promovimin e pjesëmarrjes së Ansamblit Folklorik të Qarkut Shkodër në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës ndër vite.
Diskutuam mbi këtë projekt, ku do të punojmë së bashku qe përmes tij të nxjerrim në pah figurat kryesore të artit folklorik që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.
Kjo punë e nisur, në përmbyllje kam bindjen se do të jetë pasaporta e vlerave tona më të mira si qark, ku Shkodra, Malësia e Madhe, Vau Dejës, Puka e Fushë Arrëzi prezantojnë një ansambël të vërtetë. Atë që bënë të parët tanë, sot kemi ne detyrën ta vijojmë, duke ruajtur e trashëguar këto vlera artistiko – kulturore!
Hyrje QarkuShkoder Lajmet Faqja e Pare Këshilli i Qarkut Shkodër nis projektin për dokumentimin e pjesëmarrjes së Ansamblit...