“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”
Kjo thënie e Shën Terezës së Kalkutës, është aq domethënese për jetën dhe veprën e saj, pasi për mbarë njerëzimin ishte një bekim, por edhe mësim, se si të sillemi me të pamundurin, me ata që vuajnë, me të menjanuarit dhe skamnorët.
Në këtë përvjetor të 8-të të shenjtërimit të saj, pata kënaqësinë t’i bashkohesha një aktiviteti festiv, organizuar në shtëpinë e “Misionarëve të dashunisë, Vëllazënit Konteplativë Nanë Tereza” në Bushat të Bashkisë Vau Dejës.
Një qëndër që prej 3 dekadash i shërben shtresave në nevojë dhe që ka ardhur si rreze shprese për banorët e kësaj zone. Jam i lumtur që si Këshill i Qarkut Shkodër kemi mundur të japin kontributin tonë modest, që kjo qëndër të vijojë t’u shërbejë këtyre personave, ndërsa nuk do të rreshtim së punuari për ta patur në vëmendjen tonë, atë dhe simotrat e saj.
Nevojat janë të mëdha, prandaj të gjithë mund të bëjmë dicka të vogël por me dashuri të madhe, siç na mëson Nënë Tereza, bija e kombit shqiptar!