Magjike ishte mbrëmja e Fest Folk 2024 në Bashkinë Pukë! Artistët më në zë na dhuruan interpretime fantastike, që nxoren edhe njëherë tjetër në pah vlerat tona të ruajtura e trashëguara ndër breza.
Këngët burimore, kostumet dhe vallet tradicionale, për afro 3 orë e shndërruan sheshin qëndror të Bashkisë Pukë, në një festival të mirëfilltë vlerash që duhen ruajtur e përcjell tek brezi i ri. Falenderime të veçanta për dy kryetarët e Bashkive, Pukë dhe Fushë Arrëz, z. Rrok Dodaj dhe z.Hile Curri për bashkëpunimin në këtë organizim të Këshillit të Qarkut, që do ta kthejmë në traditë.
Mirënjohje banorëve të këtyre dy bashkive që ju bashkuan kësaj feste. T’i japim turizmit dhe trashëgimisë tonë historike, kulturore dhe etnografike vendin që i takon, si pasaporta më e mirë e prezantimit të Shqipërisë.