📌Shqipëria turistike do të jetë kryefjalë e këtij viti!
Në Vau Dejës nisëm sezonin turistik veror, duke i ftuar të gjithë bashkëqytetarët tanë dhe turistët që zgjedhin sivjet Shqipërinë, që të vizitojnë këto zona, të mahnitshme për nga bukuritë natyrore dhe ku mikpritja është kryefjalë e cdo banori.
Jam i bindur se duke vizituar Vau Dejësin dhe të gjithë qarkun Shkodër, cdo turist vendas apo i huaj, do të marrë më të mirën nga vendi ynë, sepse ndërthurja e bukurive natyrore me traditën, zakonet dhe bujarinë e banorëve, e bëjnë unike ofertën turistike.
Bashkia Vau Dejës dhe kryetari z. Kristjan Shkreli kanë punuar për të rritur investimet, cilësinë e shërbimeve dhe zgjeruar ofertën, me qëllim që kushdo që viziton këtë territor, të marrë më të mirën prej tij. Ejani dhe zbuloni magjinë e Vau Dejësit dhe qarkut Shkodër, si destacione unike në🇦🇱