Përmes një ceremonie të veçantë organizuar në qëndër të qytetit të Shkodrës, pranë bustit të heroit të popullit Luigj Gurakuqit, u zhvilluan homazhe në nderim të tij, në përvjetorin e 99 të vdekjes. Krah veteranëve të LANÇ, të pranishëm ishin edhe drejtuesit vendorë, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i këshillit të qarkut Edmond Ndou, nënkryetari i bashkisë Rudin Beka etj.

“2 Marsi është një datë e shënuar për kombin shqiptar, pasi përkujtojmë përvjetorin e 580 të Besëlidhjes së Lezhës, por njëkohësisht edhe datën e vdekjes së një prej personaliteteve të Lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike, delegatit, firmëtarit dhe shkruesit të tekstit të deklaratës së pavarësisë, Luigj Gurakuqi. Një përkujtim homazh së bashku me drejtuesit vendor dhe veteranët e LANÇ, për këtë personalitet të spikatur të kombit, i cili si pjesmarrës dhe organizator i ngjarjeve më kulmore për vendin, meriton nderim dhe mirënjohje të përjetshme” shkruan kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou, në nderim të kësaj date për politikanin, arsimtarin dhe atdhetarin e shquar shqiptar.