Të dashur banorë të Qarkut Shkodër,
Në emër të Keshillit të Qarkut Shkoder dhe emrin tim personal të uroj secilin prej jush në këtë periudhë festive.
Ndërsa po afrojmë fundin e një viti plot sfida dhe arritje, dua të ndaj me ju ndjenjën e shpresës dhe optimizmit për vitin që po vjen.
Le të përdorim këto festa si një mundësi për të forcuar lidhjet tona familjare dhe komunitare, për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që janë përkrah nesh dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
Qoftë ky vit i ri një vit i shëndetit, paqes dhe prosperitetit për ju dhe familjet tuaja.
Me shumë dashuri dhe respekt,
Kryetare
Marina DUHANI