Mbledhja e Këshillit të Qarkut Shkodër.

Sot në mbledhjen e fundit të Këshillit të Qarkut Shkodër të vitit, drejtuar nga Kryetarja Znj. Marina Duhani, u miratuan disa vendime të rëndësishme për vitin 2024.
Këto përfshijnë miratimin e paketës fiskale të vitit 2024, disa ndryshime në prioritetet e këshillit, strukturën organizative dhe nivelin e pagave të funksionarëve, nëpunësve civilë dhe punonjësve administrativ, buxhetin e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2024 dhe programin buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026.

Gjithashtu, u miratua një vendim për shpërblimin mujor të anëtarëve të kryesisë së këshillit për vitin 2024, si dhe pjesëmarrjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm që do të caktohen në komisione të ndryshme dhe të anëtarëve të përzgjedhur të këshillit vendor të arsimit parauniversitar. Së fundmi, u miratua kalendar i programit buxhetor afatmesëm dhe buxheti vjetor për Këshillin e Qarkut Shkodër.

Këto vendime shënojnë hapa të rëndësishëm në drejtimin e menaxhimit efikas dhe të përgjegjshëm të burimeve dhe prioriteteve të Qarkut Shkodër për vitin 2024, duke reflektuar një angazhim të fortë për përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës në rajon.