Konferenca Finale e AI-NURECC Plus.
U mbajt në Bruksel, Konferenca e iniciativës AI-NURECC Plus, organizuar në bashkëpunim të ngushtë nga CPMR, Eurorajoni Adriatik-Jon, Forumi i Dhomave të Tregtisë, Forumi i Qyteteve dhe Shoqata e Universiteteve, të Adriatik-Jonit.
Në këtë takim të rëndësishëm ku u paraqitën arritjet dhe vlerësimet e bashkëpunimit, në shtyllat kryesore si Turizmi, Ekonomia Qarkulluese, Kultura dhe angazhimi i të rinjve, ishte ftuar dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, znj. Marina Duhani.
Gjatë konferencës, znj. Duhani u takua me znj. Eleni Marianou, Sekretare e Përgjithshme e CPMR dhe z. Francesco Cocco, Sekretar i Përgjithshëm i Eurorajonit Adriatik-Jon, ku u diskutuan bashkëpunimet e ardhshme dhe i falenderoj ato për kontributin e tyre në konsolidimin e marrëdhënieve rajonale.