Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj. Marina Duhani, Vendos Kurorë në Monumentin e Luigj Gurakuqit në nderim të 28 Nëntorit.

Në një veprim simbolik dhe të ngjashëm me Urim, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj. Marina Duhani, ka nderuar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vendosur një kurore me lule pranë monumentit të Luigj Gurakuqit në Shkodër. Gurakuqi, një prej firmëtarëve të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 1912, që mbetet një figurë kyçe në historinë kombëtare.

Pas homazhit pranë monumentit, Znj. Duhani, shprehu respektin dhe mirënjohjen ndaj atyre që kontribuan në themelimin e shtetit shqiptar. “Sot, ndërsa nderojmë ata që lanë një trashëgimi të pasur për kombin tonë, ne gjithashtu rikujtojmë dhe përforcojmë zotimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë,” tha ajo.

“Le të përdorim këtë ditë si një moment reflektimi dhe inspirimi për të vazhduar punën tonë për një Shqipëri më të fortë dhe më të bashkuar,” përfundoi ajo me një mesazh të qartë të shpresës dhe unitetit.

Në kë aktivitet morën pjesë dhe zëvendës Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z.Lulzim Zaraj si dhe një grup Këshilltarësh të Bashkisë dhe Këshillit të Qarkut Shkodër.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Të bashkuar në kujtimin e atyre që na dhanë lirinë, me sytë drejt një të ardhmeje të ndritur për kombin tonë.