FILLOJNË AKTIVITETET E ADRIGOV.
FILLOJNË AKTIVITETET E ADRIGOV.Në kuadrin e fillimit te aktiviteteve te projektit AdriGov për një qeverisje operacionale te përbashkët ne qytetin e Bolonjës, nga Rajoni Emilia Romagna u zhvillua Sesioni Tematik Euro-rajoni Adriatik-Jonian në BE për Strategjinë Detare për detet Adriatik dhe Jon, si një fillesë të Strategjisë detare makro-rajonale te territoreve Adriatiko/Joniane, ne formën e një seminari duke vazhduar pastaj me tryezën e rrumbullakët me temë “Strategjia Detare e Bashkimit Evropian për detet Adriatik dhe Jon si fillesë detare e strategjisë së BE-së për territorin e makro-rajonit A-J.
Një qasje makro-rajonale për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta”. Në takim e morën fjalën Dr. Simonetta SALIERA, zëvendës Presidente e Emilia-Romagna diskutoi mbi Strategjinë makro-rajonale A-J si një kontekst efektive dhe efikase për një qeverisje më të mirë të politikës ne këto territore administrative. Në këtë kontekst folën dhe Gian Mario SPACCA – Presidenti Rajoni Marche, Nikoletta VERNARDAKI nga Komisioni Europian DG MARE u ndal ne zhvillimet e fundit te këtij procesi dhe mbështetjen qe BE po jep ne këtë drejtim. Andrea VITOLO, Ministria Italiane e Punëve të Jashtme, Pika Kombëtare e Kontaktit për Strategjinë Makrorajonale në fjalë. Fabio PIGLIAPOCO, Sekretari i Përgjithshëm i iniciativës A-J foli mbi politikat shtetërore ne këtë drejtim duke e konsideruar shume te rëndësishme rrolin e qarqeve. Në këtë kontekst duhet pare zhvillimet e te gjitha strategjive sektoriale te cilat duhet ti përmbahen programimeve evropiane dhe gjithë përfshirjes se qarqeve te këtij territori. Në këtë takim kishte dhe një delegacion nga këshilli i qarkut Shkodër i përbëre nga Shefi i marrëdhënieve me jashtë Andrea JAKOVA dhe Drejtoresha e Buxhetit dhe e Financës Gjyljana MIRUKU, te cilët përcollën gatishmërinë e Këshillit te qarkut për te qene partner dhe kontribuar ne implementimin e kësaj strategjie ne territorin e tij duke siguruar te dhënat paraprake dhe kapacitetet përpunuese dhe zbatuese.