Çdo vit, gjatë muajit tetor, shumë vende të zhvilluara, organizojnë takime të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për kancerin e gjirit. Cili është efekti social i këtyre takimeve të Tetorit Rozë.
Fjongot Rozë shfaqen kudo, Kulla Eifel ndryshon ngjyrën dhe mesazhet parandaluese postohen në çdo cep të rrugëve e shesheve apo dhe të institucioneve shëndetësore. Tetori ka një kuptim shumë të veçantë. Për gati 30 vjet, Franca po kryen një fushatë të rëndësishme ndërgjegjësimi dhe parandalimi për të luftuar kancerin e gjirit. Emri i tij? Tetori rozë.
Objektivi i kësaj fushate (e cila zhvillohet në shumë vende, tashmë edhe ne vendin tonë) është të mbledhë fonde për kërkimin e kancerit dhe të rrisë ndërgjegjësimin e grave rreth Sëmundjeve të Gjirit. Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve tek gratë, me rreth 59,000 raste të reja çdo vit.
Vlen të theksohet se edhe pse femrat janë më të prekura, nga kjo sëmundje mund të preken edhe meshkujt.
Prandaj është e rëndësishme parandalimi dhe jo vetëm luftimi i sëmundjes, por edhe mbështetja e të prekurve dhe familjeve të tyre. Për këtë qëllim, bamirësi, kujdestarë, studiues dhe institucione duhet të bashkojnë forcat për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj kësaj sëmundjeje.
Këshilli i Qarkut Shkodër mbështet këtë fushate sensibilizimi dhe u bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave te Qarkut tone: Diagnostikohu herët dhe Shpëto Jetën.