Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, festohet nga Kombet e Bashkuara më 1 tetor.
Edhe pranë shtëpisë së moshuarve në Shkodër me këtë rast u organizua një aktivitet festiv i mbështetur nga Këshilli i Qarkut Shkodër si një mundësi për të moshuarit, në mënyrë që ata të mund të përfaqësojnë gjithnjë e më shumë një vlerë, për veten, për të dashurit e tyre dhe për shoqërinë në tërësi. Në ndërhyrjen e saj znj. Marina Duhani tha: …..se po vazhdojmë të bashkëpunojmë si institucion me mundësitë tona që të krijojmë sa më shumë lehtësira, duke i kushtuar të moshuarve vëmendje të veçantë si grup social në rrezik brishtësie, sipas një vizioni etik dhe social.

Në këtë kontekst kemi krijuar mundësitë e disa shërbimeve shtesë në këtë qendër, si për informim ashtu dhe kënaqësitë tuaja. Sot jemi përsëri së bashku në këtë ditë feste dhe së shpejti do organizojmë një ekskursion që ju të takoheni me të moshuarit e qyteteve të tjera të vendit. Mendoj që vitin e ardhshëm krahas këtyre aktiviteteve të mbështesim dhe pjesëmarrjen tuaj në aktivitetet kulturore dhe sportive të qytetit dhe gjithë qarkut tonë. Ju uroj të gjithëve pleqëri të mbarë….

Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe personazhet publike mjaft të dashur edhe për të moshuarit Kjara dhe Luisi.