Ne selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër zhvillohen homazhe në nderim të Ish kampionit të boksit Viktor Martini.
Viktor Martini ka lindur në Shkodër më 5 dhjetor 1943 dhe nga të gjithë sportdashësit kujtohet si një prej boksierëve më të mirë të kohës së tij. E ka filluar sportin në vitin 1958 kur ishte vetëm 15 vjeç dhe menjëherë do të vinin sukseset e para teksa do të shpallej fillimisht kampion i Shqipërisë me të rinjtë.
Kalon me të rriturit dhe si pjesëtar i ekipit të Vllaznisë do të shpallej dy herë rresht kampion, pikërisht në vitet 1961 dhe 1962, por ëndrrat e tij për boksin do të ndërpriteshin një vit më pas sepse u vendos mbyllja e sportit të boksit në vendin tonë.
Me rihapjen e boksit në vitin 1991, do të angazhohej bashkë me trajnerët e tjerë për ngritjen e ekipit të Vllaznisë dhe me punën e tij si trajner do të spikaste duke nxjerrë me duart e tij shumë boksierë kampionë.
Këshilli i Qarkut Shkodër shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmëve si dhe komunitetit sportiv me të cilët bashkëpunoj një jetë të tërë.