Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Qarkut Shkodër.
Sot në selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër u zhvillua mbledhja e radhës. Kryetarja znj. Marina Duhani e cila drejtoj këtë mbledhje paraqiti para këshilltarëve rendin e ditës, relacionet e projekt vendimet.
Sipas rendit të ditës u kalua për diskutim dhe miratim disa shtesa plani në buxhetin e KQ për vitin 2023 si dhe miratimi i nivelit të pagave dhe i programit buxhetor afatmesëm. Në vijim u diskutua raporti i monitorimit të buxhetit për 8- mujorin e parë dhe në miratimin e komisioneve të përhershme në këshillin e Qarkut.
Po ashtu këshilltarët miratuan propozime për shtesë pensioni të veçantë shtetëror për arritje gjatë karrierës së tyre në fushën e kulturës si dhe dy raste për pensioniste që vijnë nga shtresat e të ish-persekutuarve nga regjimi komunist.